Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet që qeveria shqiptare kanë vënë në funksionin të fermerëve të ndershëm. Kësaj here 9 inspektorë të AZHBR-së dhe drejtorisë së bujqësisë kanë abuzuar me fondet e Skemës Kombëtare, për këtë arsye togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Korçë, kanë caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” për të 9 punonjësit e bujqësisë.