Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë, Peter Stano, konfirmoi sot se përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton të shtunën drejt Kosovës e Serbisë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçic.