“Për’puthen on tour” vazhdon rrugëtimin e tij në qytete të ndryshme të vendit. Pas Durrësit dhe Fierit, autorja Olsa Muhameti, opinionisti Arjan Konomi, moderatorja Bora Zemani dhe ish-konkurrentët kanë mbërritur në Elbasan. Para teatrit “Skampa”, ata janë pritur nga mijëra të rinj e të reja, që mezi po presin t’i shohin nga afër, t’i takojnë apo të kenë një foto kujtim me të preferuarin e tyre.