Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çuka”, si rezultat i të cilit ka rënë në pranga një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Policia njofton se personi që është arrestuar është Romeo Laze, 41 vjeç dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë.