Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale këto pamje nga Impianti i Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë. Puna thotë kryeministri Edi Rama në komentin me të cilin shoqëron këto pamje, vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve. Këto investime sipas kryeministrit po rikualifikojnë edhe të gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara. Kjo thotë kryeministri Edi Rama për të ulur volumin që përfundon në landfill, teksa programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi. Në pamjet e publikuara nga kryeministri është edhe Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, duke parë punën në terren në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë.