Një situatë aspak normale u regjistrua këtë pasdite në ndeshjen mes Bylisit dhe Orikut, në Ballsh, e cila u shoqërua me tensione të forta mes lojtarëve dhe tifozëve. Në stadiumin “Adush Muçaj të qytetit të Ballshit, situata u përshkallëzua gjatë ndeshjes, ku u regjistruan përplasje fizike mes lojtarëve dhe tifozëve. Sipas informacioneve nga vendngjarja, tensionet kanë nisur në fushën e lojës, duke degraduar në konfrontime të drejtpërdrejta në fushë dhe në shkallët e stadiumit.