Kapiteni i anijes e mallrave “Solong”, që u arrestua pas përplasjes me një anije amerikane transportuese në Detin e Veriut, është shtetas rus dhe këtë e ka konfirmuar pronari i anijes. Policia e Humberside ka thënë se 59-vjeçari është në paraburgim. Ai u arrestua të martën nën dyshimin për vrasje nga neglizhenca. Anija e mallrave me flamur portugez, “Solong” dhe anija transportuese me regjistrim amerikan, “Stena Immaculate”, u përplasën të hënën afër bregut të East Yorkshire. Një anëtar i humbur i ekuipazhit nga anija ngarkuese perzumohet i vdekur pasi operacionet e kërkim-shpëtimit u mbyllën të hënën. Të dy anijet u kapluan nga zjarri pas përplasjes, duke nxitur një reagim të shpejtë nga shërbimet emergjente. Roja bregdetare e Humberside ka thënë se ka shpëtuar 36 persona.