Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Makina ka përplasur një 74-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në korsinë e autostradës. I plagosuri është nisur me urgjencë në spitalin e Fierit. Në vendngjarje ka mbërritur policia për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.