Top Channel/ Përplaset në Gjermani autobusi nga Kosova: “Kamioni i erdhi shoferit nga e majta”!
20/08/2025 11:56

Një aksident i rëndë trafiku u shënua orët e para të ditës së sotme në autostradën Salzburg–Mynih, në të cilin sic pohuan mediat gjermane, është përfshirë një autobus udhëtarësh nga Kosova. Autobusi është përplasur me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij. Kompania Dubova Reisen konfirmoi përfshirjen e mjetit të saj në përplasje. Media gjermane, Rosenheim24 dhe Bild duke cituar policinë gjermane, thanë se 30 persona u lënduan gjatë aksidentit. Sipas Bild, gjashtë nga pasagjerët u lënduan rëndë dhe u dërguan në spital, ndërsa të tjerët, me lëndime më të lehta u trajtuan në departamentin e zjarrfikësve në Irsshenberg. Kompania vetë i dha të tjera shifra Radio Europa e Lirë. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në korsinë e tij, një kamion ka ardhur nga e majta, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thanë drejtues të saj. Në autobus ndodheshin gati 50 pasagjerë. Kamioni, i cili transportonte perime, humbi një pjesë të ngarkesës për shkak të përplasjes. Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjetëve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Autobusi i dëmtuar rëndë u desh të tërhiqej nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi i autobusit e kishte vënë re me vonesë kamionin me rimorkio dhe, ndonëse u përpoq të devijonte, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios. Nga goditja, pjesa e përparme e autobusit “mbeti e ngjitur” pas rimorkios dhe u dëmtua rëndë.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07