Mungesa e sinjalistikës dhe postoblloqeve në kryqëzimet e shinave të trenit me akset rrugore vazhdon të shkaktojë të plagosur e viktima. Mëngjesin e sotëm, një furgon u përplas me trenin e linjës dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i furgonit, një 51-vjeçar u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.