Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, mes dy makinave. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë. Egila Celami 29 vjeç dhe Marsel Tafa rreth 35 vjeç që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.