Dy helikopterë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki mbrëmjen e së mërkurës, cka besohet se mund të ketë shkaktuar disa të vdekur sipas BBC. Guvernatori Andy Beshear e cilësoi këtë një ngjarje shumë të rëndë e kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.