Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë një pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve. Viktimë ka mbetur shtetasja E. S., 41 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Sh. Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.