Autori Salman Rushdie ka dalë nga intubimi dhe është në gjendje të flasë sërish, një ditë pasi u godit me thikë. 75 vjeçari Rushdie u sulmua teksa fliste në një eveniment në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike. Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij Vargjet Satanike, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.