Top Channel/ Përmbytjet në Greqi shkaktojnë dëme, banorët: Situatë biblike
21/11/2025 23:20

Kushtet ekstreme të motit kanë goditur me forcë gjithë Greqinë perëndimore , duke lënë pas një panoramë shkatërrimi. Mjaftuan vetëm disa orë reshje intensive që Korfuzi, Thesprotia, Kozani, Kosturi dhe zona të tjera përreth të kthehen në vatra emergjence. Në shumë fshatra, rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugë të tëra, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë gjendur të rrethuar nga ujërat që rrjedhin me shpejtësi. Dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur, duke u mbuluar nga balta, ndërsa fushat e Filatit janë kthyer në liqene . Banorët i përshkruajnë këto orë si “biblike” dhe të panjohura për zonën. Autoritetet u detyruan të dërgojnë mesazhin e emergjencës 112 në Janinë, Artë, Prevezë dhe Thesproti, duke paralajmëruar për rrezik të shtuar rrëshqitjesh dhe përmbytjesh. Ndërkohë, tre bashki – Zagori, Filiates dhe Ziros – janë shpallur zyrtarisht në gjendje emergjence, me ekipet e rajoneve dhe bashkive që punojnë pandërprerë për të hapur rrugët dhe për të rivendosur qarkullimin. Në veri të Korfuzit, ndërkohë, dëmet janë të mëdha. Godina të shembura, rrugë të dëmtuara rëndë, fshatra të izoluar dhe ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra. Edhe në zonat e Pindos përrenj të rrëmbyeshëm kanë përmytur rrugët dhe tokat bujqësore. Probleme serioze u shënuan edhe në Kosturi, ku një bllok shkëmbor u shkëput dhe bllokoi rrugën periferike të Kalitheas. Ekipet janë në terren për të pastruar rrënojat dhe për të vlerësuar dëmet, ndërsa niveli i ujit të lumit Aliakmona ka nisur të bjerë, duke dhënë pak lehtësim për banorët.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB