Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga përmbytjet në Gjermani, përfshin dhe një vajzë me prejardhje nga Kaçaniku si dhe një cift nga Kosova. Lajmin e trishtë për vdekjen e Vanesa Koxhës e dhanë vetë familjarët e saj. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,”- kanë shkruar ata në rrjetet sociale. Deri tani, numri total i viktimave në Europë nga furia e motit është më shumë se 200.