Rreth 200 persona u evakuan pas përmbytjeve të befasishme në lindje të Turqisë. Reshjet e dendura të shiut bënë që lumi Arhavi të dilte nga shtrati duke prekur qendrën dhe rrugët e provincës Artvin, njoftoi Autoriteti Turk i menaxhit të Emergjencave dhe Katastrofave. 6 persona të rrezikuar në zonën Arhavi dhe 9 të tjerë në Murgul u arrit të shpëtoheshin në kohë e të dërgoheshin në vende të sigurta, thote shtypi vendas.