Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin. Një shtëpi u shkatërrua prej saj. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35 vjecari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte.