Shira të rrëmbyer dhe erëra të furishme janë përplasur mbi bregdetin kroat, ku pemët janë shkulur nga rrënjët e deti ka dalë në rrugë. Uji vërshoi në disa rajone bregdetare, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve, e për shkak të kushteve tejet të këqija atmosferike, u pezullua lëvizja edhe në një sërë linjash hekurudhore.