Një 76-vjeçare rezulton e zhdukur në fshatin Progër të Devollit i prekur nga përmbytjet që sollën prurjet e lumit Devoll dhe çarja e argjinaturave të lumit Dunavec. Në kërkim të së moshuarës, Flora Hoxha janë vënë forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë. Situatë e rënduar u shënua edhe në fshatra të tjerë të Korçës, Pogradecit Maliqit, Devollit dhe Kolonjës ku vërshimi i ujit dëmtoi ura, banesa, gjënë e gjallë por edhe rezervat ushqimore për bagëtinë Në Maliq 250 ka ha sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, ndërsa në fshatin Sovjan disa familje janë evakuuar pasi uji i përroit vërshoi drejt banesave.