Top Channel/ Përmbytet Dubai! Aeroporti kthehet në liqen, anulohen fluturimet, bllokohen edhe rrugët
16/04/2024 21:24

Shirat e dendura goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur autostradat kryesore dhe duke detyruar shoferët të braktisin automjetet e tyre në Dubai. Në Dubai, shirat filluan gjatë natës, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates. Gjithsej 21 fluturime dalëse dhe 24 në hyrje u anuluan dhe tre fluturime u devijuan në aeroportet e tjera fqinje. Aeroporti është kthyer në liqen, ndërsa janë përmbytur edhe hotele. Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa rrugët e përmbytura bënë që shumë njerëz mos të dilnin nga banesat e tyre për të shkuar në punë. Reshjet e mëdha të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, ato ndodhin periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Në fakt, shumë rrugë, por edhe zona të tëra, nuk kanë rrjet kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të shpeshta. Në Omanin fqinj , të paktën 18 njerëz kanë vdekur nga shirat e dendur ditët e fundit, sipas Associated Press. Pamjet: AFP

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46