Lumi Seman është në kuotat maksimale në territorin e bashkisë Lushnje. Problematike situata është në fshatin Imsht, ku në segmente të veçanta lumi ka dalë në pjesën e argjinaturës, duke përmbytur tokat bujqësore. Banorët thonë se janë përmbytur tokat me grurë dhe një stan bagëtie. Gjatë këtyre dy ditëve kanë bërë inspektime përfaqësues të Emergjencave Civile dhe bashkisë, të cilët kanë udhëzuar banorët sesi duhet të veprojnë në rastet e përmbytjeve.