Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri të Italisë, ku 40 persona janë gjetur pa jetë në ujërat e plazhit “Stekato”. Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur pas përmbysjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë ndaj të gdhirë. Deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i tragjedisë dhe dyshohet për numër më të lartë të viktimave. Ndërsa autoritetet italiane po gjejnë trupat përgjatë brigjeve kalabreze shumë prej tyre rezultojnë të jenë fëmijë, mes tyre edhe një i sapolindur. rreth 50 persona janë gjetur të gjallë pak pasi anija është përpjekur të ankorohet në brigjet e Kutros po pa sukses.