Familjarë, miq e të afërm përkujtuan 100-vjetorin e lindjes dhe 5-vjetorin e vdekjes të patriotit dhe ish-kryetarit të pajtimit të gjaqeve në Tropojë, Avdi Rexha, i cili prej kësaj të premteje do të ketë një bust prej bronxi në qytet. Ky përvjetor i patriotit u nderua nga dhjetëra aktivistë të pajtimit të gjaqeve nga Kosova, Kukësi, Hasi e Shkodra, ndërsa i pranishëm ishte edhe Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, i cili vlerësoi figurën e Avdi Rexhës.