Rreth 20 familje në lagjen N.Sh.N jetojnë çdo ditë me ankthin që shkakton përroi i Zinxhirave,i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati dhe gërryen tokën mbi të cilën janë ndërtuar banesat e tyre. Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve.