Në Durrës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit. Problem mbetet ndryshimi i komisionerëve nga partitë politike, kryesisht ato të opozitës, në momentet e fundit. Në të gjithë territorin e qarkut janë ngritur 487 qendra votimi të cilat në orët e mbetura pritet të pajisen me materialet zgjedhore.