336 apartamente janë gati dhe po i dorëzohen banorëve të Krujës, të cilëve iu dëmtuan shtëpitë e vjetra nga tërmeti. Kryeministri Rama bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtorin e Fondit Shqitur të Zhvillimit, Dritan Agolli, ishin në këtë lagje të re për t’u dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja disa prej banorëve.