Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ 55 në bashkinë e Lushnjës. Procesi filloi në orën 16:30 dhe përfundoi në orën 18:15. Gjithsej në këtë KZAZ janë 64 qendra votimi. Mjetet me materialet u shoqëruan nga forcat e policisë. Procesi përfundoi i qetë dhe pa probleme.