Kërcënimet e për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit. Lideri i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik kërcënoi me shkëputje, ndërsa Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa zyrtarë të Bashkimit Europian dyshojnë se Beogradi mund të jetë në proces të vendosjes së kontakteve me Ankaranë për të diskutuar blerjen e llojit të dronëve të armatosur të prodhimit turk të përdorur në mënyre efektive nga Azerbajxhani në luftimet e fundit me Armeninë.