Një lajm i bukur i këtij 7 Marsi ishte “Himni i Mësuesit”, i cili për herë të parë në histori vjen si një ide nga Shkolla Artistike “Jordan Misja”, i përgatitur në bashkëpunim me kompozitorin dhe pedagogun Endri Sina, si dhe me tekstin e poetes Mimoza Bici. Këndimi për herë të parë nga kori i nxënësve të kësaj shkolle, e shoqëruar edhe nga orkestra e harqeve dhe veglave frymore, dha një emocion të veçantë në këtë aktivitet për Mësuesin.