Sekondat e para pas mesnate apo mbrëmjet e fundvitit kudo në Shqipëri shoqërohen me shpërthime fishekzjarresh apo lëndë të tjera piroteknike, të cilat edhe pse janë ndaluar me ligj, sërish i gjen kudo. Jo rrallë herë kanë shkaktuar dhe incidente ku të lënduar kanë mbetur shumë qytetarë, apo janë bërë shkak për krijimin e një vatre zjarri.