Pas rreth 10 vite negociata intensive, Italia dhe Shqipëria finalizojnë njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore. Kjo marrëveshje e shumëpritur nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj, mori firmat e ministrit të punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani.