Tirana dhe qytetet e tjera të vendit u ndriçuan mbrëmjen e 6 dhjetorit nga dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjes. Qytetarë të shumtë iu bashkuan atmosferës festive në sheshin “Skënderbej”, në ndezjen e dritave të pemës së fundvitit, moment që u shoqërua nga kori i shkollave të kryeqytetit, artistë të vegjël dhe grupe të baletit, të cilët performuan nga klasikët e Krishtlindjeve deri te këngët më të dashura të sezonit.