Sot nis pelegrinazhi i Malit të Tomorrit i cili do të zgjasë për një javë resht. Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij pelegrinazhi. “Ky plan ka si objektiva: Parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (teqesë) në këtë mal.