Pothuaj gjithë nëntori është muaji i fjongos blu që nënkupton ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Rasti i Stropcës në Pogradec, ku drejtori i shkollës iu drejtonte mesazhe me përmbajtje erotike dy nxënëseve minorene, ka nxjerrë edhe njëherë në pah nevojën e miratimit sa më parë të Ligjit për Regjistrin Kombëtar të Pedofilëve.