Top Channel/ PE: Mos minoni punën e SPAK. Raporti për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë
05/04/2025 19:37

Parlamenti Evropian vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, teksa vë theksin tek ambicia për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027. Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister, Parlamenti Evropian kërkon intensifikim të mëtejshëm të reformave dhe të mos minohet puna e SPAK. “Parlamenti Evropian përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit; nënvizon nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”. Ndërsa vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare, Parlamenti Evropian i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që të tejkalojë polarizimin e fortë përmes rrugës së dialogut. “Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”. Raporti i Parlamentit Evropian vlerëson përputhjen e plotë të vendit tonë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe me masat kufizuese të BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48