Komisioni i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme i është rikthyer një shqetësimi të shprehur disa muaj më parë, këtë herë me kërkesen konkrete të nisjes së një hetimi mbi veprimet e Komisionerit Europian të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Njoftimin e përcolli përmes llogarisë së tij në Tëitter eurodeputeti holandez, Thijs Reuten. Hetimi sipas tij kërkohet mbi bazën e Varhelji po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës tek vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.