Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut papagesë. Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit "partnere të besueshme të bllokut europian" dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t'i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës, u shënua "një tjetër moment historik" në politikën e zgjerimit të unionit.