Top Channel/ PD e LSI duan anulim rezultati/ Paraqesin në KQZ 20 ankesa për zgjedhjet
10/05/2021 15:12

Gjykata e zgjedhjeve Komisioni Ankimimeve dhe sanksioneve pjesë e KQZ, duhet ti japë përgjigje 17 kërkesave ankimore të PD dhe LSI thelbi të cilave janë parregullsitë para dhe gjatë ditës së votimit. Sipas shortit relotorët e këtyre 17 çështjeve janë Elvin Lako, Elvis Cefa, Ilirian Rusmaili, Koli Bele dhe Ledio Braho. Fillimisht KAS paraditen e të martës do të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre kërkesa e mandej do të kalojë në seancë shqyrtimi. PD me numrin më të lartë të ankimimeve në bazë të së cilës janë shitblerja e votës, favore me legalizimet dhe pagesa dëmshpërblimeve nga tërmeti, për çdo qark ka dërguar emrat e atyre që pretendon se janë përfshirë në këto procese. Janë mbi 40 persona të denoncuar nga PD në këtë KQZ si shkelës të ligjit zgjedhor në 9 qarqe nga ku PD kërkon përsëritje të zgjedhjeve. Kandidatja demokrate e Tiranës Ledina Fratari dorëzoi ankikimin pasi sipas saj vota preferenciale që ajo ka marrë është ka mospërputhje me procesverbalet finale. Ndërsa LSI pas analizimit të filmimeve kërkon rinumërim në 6 KZA-z të Beratit nga ku për 77 vota nuk mundi të marrë një mandat. Por jo për Durrësin nga kandidatja Elona Duri nuk e mori mandatit pasi i duheshin edhe 150 vota. Ndërsa për Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën LSI kërkon pavlefshmëri absolute dhe rivotim. Top Channel ka mësuar se PS socialiste nuk do të dorëzojë asnjë ankimim paçka se në Elbasan e humbi mandatin e 9 për vetëm 60 vota. Sido që të jenë vendimet e KAS me të gjitha gjasat certifikimin final të zgjedhjeve të 25 Prillit do ta japë Kolegji Zgjedhor mundësia e fundit që subjektet politike kanë në këtë betejë ligjorë që kanë nisur.

Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31