Festën e flamurit të Ukrainës e kanë festuar edhe shtetasit ukrainas që për shkak të luftës ndodhen në vendin tonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodimir Shkurov dhe konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Bledi Bajraktari, organizuan këtë feste në një nga mjediset ku janë strehuar një pjesë e refugjatëve, kryesisht nëna me fëmijë Veliaj shpërndau dhurata dhe mjete shkollore për fëmijët ukrainas dhe theksoi se Tirana do ndihmojë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve pas luftës. Ai tha se lufta mund të shkatërrojë shumë gjëra, por jo dijen.