Fermerët e fshatrave të Kukësit kanë nisur punën për përgatitjen e tokës në prag të mbjelljes së patates, një nga kulturat kryesore bujqësore të zonës. Në Novosej dhe Shishtavec, banorët po punojnë intensivisht me plehërimin dhe plugimin e parcelave, ndërsa një pjesë e tyre kanë filluar edhe mbjelljen.