Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, paraditen e kësaj të hëne i vijoi shembjet e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Bashkinë Durrës. Dallëndyshe Bici kreu IKMTS i tha Top Channel se janë identifikuar 66 ndërtime pa leje e si të tilla kthehen në subjekte për tu shembur.