Kjo ishte Velipoja pak ditë më parë, pasi deti nxori në breg tonelata mbeturinash, kryesisht plastike, pamje të cilat bënë xhiron e mediave botërore. Gjatë gjithë javës, ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë e Shkodrës punoi për largimin e mbetjeve, ndërsa këtë të premte, me qindra të rinj shkodranë, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, u bashkuan për t’i dhënë edhe dorën e fundit pastrimit të plazhit.