Për rreth 3 ditë me radhë re të mëdha tymi mbuluan qytetin e Elbasanit dhe zonat rrotull si pasojë e zjarrit të rënë në një masiv skrapi në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik. Emetimet në atmosferë kanë qenë kolosale ndërsa për specialistët thonë se pasojat e gazrave që lëshohen nga bateritë e makinave, plumbi etj janë të rreëzikshme për jetën e njerëzve.