Top Channel/ Pas valës shkatërrimtare të Covid, Indisë i afrohet cikloni “përbindësh”
17/05/2021 15:14

Nuk ka qetësi për Indinë e gjunjëzuar nga Covid 19. Teksa vendi bën llogaritë me viktimat e pandemisë dhe përhapjen e vrullshme të variantit të ri që i vendosi përpara një sprove të fortë autoritetet e sistemin e tij shëndetësor, rajonet perëndimore po përgatiten për mbërritjen e ciklonit më të fuqishëm që ka parë kjo zonë prej dekadash të tëra. Tauktae pritet të përplaset mbi rajonin e Guxharatit me një forcë shkatërruese. Përgjatë dy ditëve te fundit, stuhia ka lëvizur në rajonet bregdetare duke lënë pas 6 të vdekur e mijëra të evakuar. Ekspertët indianë të metereologjisë thanë se stuhia është intensifikuar ndjeshëm, duke u rreshtuar tani në kategorinë e një “cikloni tepër të rrezikshëm”. Si Guxharati, ashtu dhe Maharashtra, janë vënë në gjendje alarmi. Njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë, teksa priten përmbytje masive nëpër rrugë, dëmtim i linjave të tensionit të lartë dhe rrëzim pemësh. Një ciklon i ngjashëm në vitin 1998 vrau të paktën 4 mijë vetë në Indi, edhe pse mendohet se bilanci real i viktimave mund të ketë qenë shumë më i lartë.

Top Channel/ Panik në Turqi! Lëkundje të forta tërmeti, shkaktohen dëme materiale
19/04 12:29
Top News/ Raketa pranë centraleve bërthamore / Izraeli ‘hakmerret’ ndaj Iranit: ‘Sulm i dobët’
19/04 12:28
Top Channel/ Zgjidhet juria që do të gjykojë ish-presidentin Trump në procesim historik
19/04 12:27
Top Channel/ Ukraina rrëzon bombarduesin rus. Goditi qytetet lindore gjatë natës
19/04 12:22
Top Channel/ SHBA i vë veton anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 12:21
Top News/ Komplotoi vrasjen e Zelenskit / Arrestohet spiuni rus në Poloni, do godiste aeroportin
19/04 12:16
Top News/ Zelenski kërkon 25 sisteme Patriot / Këshilli NATO-Ukrainë diskuton mbrojtjen e qiejve
19/04 12:14
Top Channel/ Pasojat e sulmit Izraelit/ Rriten çmimet e naftës dhe arit pas rinisjes së tensioneve
19/04 12:13
Top News/ Izraeli sulmon Iranin, frikë në qiej / Avionët kthehen mbrapsht, devijojnë fluturimet
19/04 12:09
Top News/ Partner i vështirë, por strategjik! BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19/04 11:59
Top Channel/ SHBA e Britania, sanksione Iranit. Penalizohen kompanitë që prodhojnë motorët e dronëve
19/04 11:00
Top Channel/ Izraeli sulmon Iranin. Raketat godasin provincën Isfahan, nuk raportohen viktima
19/04 10:52
Top News/ SHBA nuk tradhton Izraelin/ Voton kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 10:40
Top News/ Izraeli nis hakmarrjen ndaj Iranit/ Sulme me dronë dhe raketa, SHBA-Nuk kemi gisht
19/04 09:30
Top News/ Digjet godina 400-vjeçare në Danimarkë, shembet një pjesë e fasadës
18/04 22:30
Top News/ Thatësira shton urinë në kontinentin Afrikan, zbulohet arsyeja e nxehtësisë ekstreme
18/04 21:34
Top News/ ‘Të ekzekutohen terroristët palestinezë’/ Ministri: Zgjidhje për mbipopullimin në burgje
18/04 20:54
Top Channel/ “Për 8 vite, Moska gati të sulmojë vendet e NATO-s”, paralajmërimi i zyrtarit gjerman?
18/04 19:40
Top Channel/ A shkaktoi ‘mbjellja e reve’ përmbytjet katastrofike në Dubai?
18/04 19:05
Top Channel/ “Sulm me bombë…”, dyshohet se ishin spiunë të Rusisë, Gjermania arreston dy persona
18/04 19:04