Top Channel/ Pas thatësirës së zgjatur, Spanja goditet nga shirat. Tre të vdekur dhe tre të zhdukur
04/09/2023 21:46

Të paktën tre persona vdiqën dhe tre të tjerë u zhdukën të hënën pasi shirat e dendur goditën Spanjën, duke shkaktuar përmbytje të shpejta që mbyllën linjat e metrosë së Madridit dhe lidhjet hekurudhore me shpejtësi të lartë. Stuhia e fundjavës përfshiu pothuajse të gjithë vendin, me reshjet më të dendura të regjistruara të dielën në provincat bregdetare të Cadiz, Tarragona dhe Castello. Dy persona humbën jetën në provincën qendrore të Toledos si pasojë e stuhisë. Mediat spanjolle thanë se një burrë u gjet i vdekur nga policia gjatë një përpjekjeje shpëtimi në një rrugë pranë qytetit të Bargas, ndërsa një burrë tjetër vdiq ndërsa forcat e emergjencës u përpoqën ta arrinin atë në qytetin e Casarrubios del Monte. Policia njoftoi të hënën pasdite se trupi i një burri rreth të 50-tave u gjet pranë një lumi në qytetin Camarena, gjithashtu në provincën e Toledos. Shërbimet e urgjencës po kërkonin një burrë që u zhduk pasi makina e tij u përfshi herët të hënën nga një lumë i fryrë në perëndim të Madridit, tha një zëdhënës nga shërbimet e urgjencës të kryeqytetit. Zjarrfikësit gjetën djalin e tij 10-vjeçar -- i cili ishte gjithashtu në makinë dhe fillimisht u raportua i zhdukur -- të hënën në majë të një peme, ku kishte kaluar natën. Policia po kërkonte gjithashtu një burrë 83-vjeçar që u përfshi nga përmbytjet në qytetin fqinj të Villamanta, si dhe për një grua që u zhduk në qytetin e Valmojado në Toledo, thanë shërbimet lokale të urgjencës. Një helikopter u vendos për të shpëtuar njerëzit që kërkuan siguri në çatitë e shtëpive të tyre në Toledo. Pamjet: AFP

Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
Top News – Tarifat e Trump ‘ushqejnë’ Kinën. Rriti eksportet me mbi 20 për qind në dy muaj
10/03 09:41
Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
DIGITALB DIGITALB