Top Channel/ Pas telefonatës, Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet…
13/02/2025 20:58

Takimi Donald Trumpit me homologun rus Vladimir Putin do të zhvillohet në një të ardhme jo shumë të largët, dhe vendi i përballje së dy liderëve botërore pritet të jetë Arabia Saudite, e pohuar kjo nga vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Kryesisht jam marrë me presidentin Putin përmes telefonit, por tani, në fund duam të takohemi përballë. Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Më vonë, me sa duket, mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Trump nuk përmendi një datë konkrete për takimin e shumëpritur, boshtin e të cilit do ta përbëjë lufta e Ukrainës. Pas premtimeve të shumta të Trumpit se do të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, tani pritet të shihet se çfarë mund të bëjë konkretisht presidenti amerikan për ta çuar deri në fund zotimin e tij, dhe me çfarë kostoje do të vijë kjo për vendin e përballur prej gati 3 vjetësh me agresionin brutal të Rusisë. Mësohet se Trump dhe Putin folën në telefon për më shumë se një orë, e më pas kreu i shtetit amerikan informoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump tha se beson se Putini dëshiron paqe. E njëjta gjë vlen edhe për Zelenskyn. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” theksoi Trump. Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe presidenti rus do të bashkëpunojnë ngushtë. Edhe Zelensky vetë u shpreh optimist pas bisedës së zhvilluar me Trump. Në një fjalim me video, ai theksoi se beson se forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.

Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
Top Channel/ Lufta për ujin në Gjirin Persik/ Frikë për impiantet e shkriptëzimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik
22/03 11:19
Top News – Izraeli e Irani, sulme afër objekteve bërthamore, katastrofa ‘te porta’, rritet rreziku
22/03 11:11
Top Channel/ “Irani mund të godasë Europën”/ Izraeli: Po përdorin raketa me rreze deri në 4 mijë km
22/03 10:51
Top Channel/ Trump, ultimatum për Hormuzin/ Presidenti i SHBA: Kanë 48 orë kohë për ta hapur, ose…
22/03 10:47
Top Channel/ Çekët vërshojnë në rrugë/ Protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
22/03 10:35
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
DIGITALB DIGITALB