Top Channel/ Pas sulmit ndaj Izraelit qëndron Irani/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Do mbrohemi!
07/10/2023 22:38

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg akuzon Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve terroriste në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban, ku si pasojë ka qindra viktima. Peleg pretendon se synimi i terroristëve është të vrasin sa më shumë izraelitë, pa bërë dallim nëse janë civilë apo ushtarakë. Sipas diplometes izraelite, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe paralajmëron se do të kujdeset vetë ajo që ky sulm të marr dënimin e merituar e të paguajnë çdo shkatërrim edhe humbje jete. “Izraeli vazhdon të jetë nën sulm me raketa nga Gaza. Herët në mëngjes, Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit. Përsëri, udhëheqja e Hamasit dëshmon se ata nuk kujdesen për jetët e civilëve në Gaza, por qëllimi i tyre kryesor është të vrasin sa më shumë izraelitë. Ata hynë në shtëpi dhe tentuan të depërtojnë në strehimoret ku fshiheshin familjet. Në disa raste, ata dogjën shtëpinë, kështu që familja do të dilte dhe më pas do t’i mbyllte.”-deklaroi përfaqësuesja e Izraelit. Ambasadorja Peleg kërkon nga ndërkombëtarët reagim të menjëhershëm, teksa tregon se vetë Izraeli po përpiqet në çdo mënyrë të mbrojë shtetasit e tij. “Izraeli do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur qytetarët e tij. Nuk kemi asnjë dyshim se Irani qëndron prapa grupeve terroriste në rajonin tone. Ne presim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë pa kushte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne gjithashtu presim që ata të veshin aleancën jo të shenjtë të Iranit, Sirisë dhe Libanit për të shmangur hapjen e një fronti tjetër me Izraelin”- përfundoi deklaratën ambasadorja e Izraelit në Tiranë.

Top Channel/ Gjykata i konfiskon 4 pasuri të Saimir Taullaut në Lushnjë
19/02 22:56
Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas, kufizohet lëvizja me një korsi
19/02 22:19
Top Channel/ Akciza e Birrës, Braçe:Historia e birrës një histori klienteliste dhe evazioni fiskal
19/02 22:05
Top Channel/ ‘Askush nuk mendon për produktet shqiptare’, Tabaku: E kanë mendjen tek Diella dhe…
19/02 22:04
Top Channel/ Gonxhja: Synojmë futjen e Qendrës së Durrësit në UNESCO, Zhupa: Do prishet identiteti
19/02 20:33
Top Channel/ Agjërim dhe reflektim! Ahmed Kalaja: Sakrifica si dashuri ndaj zotit
19/02 19:59
Top Channel/ Pretendimet e Metës në gjyq: Arrestim politik, të pushohet çështja Cez-Dia
19/02 19:42
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 19:01
Top News – ‘E arrestoi prokurori që ju përndoqi ju’. Rama ngre para Trump padrejtësitë e Hagës për Thaçin
19/02 19:00
Top Channel/ Mbyllet Takimi i Bordit të Paqes, Rama dhe Osmani bisedojnë privatësisht me Trump
19/02 18:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa ushtarake në Gaza
19/02 17:41
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon
19/02 17:02
Top Channel/ Trump në Bordin e Paqes: Jemi të nderuar që është bashkuar kryeministri Edi Rama
19/02 16:57
Top News- Miell i skaduar për pica e ëmbëlsira / Sekuestrohen 7.6 tonë, produkti do asgjësohet
19/02 16:50
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, përmbyset makina, plagoset shoferja
19/02 16:12
Top Channel/ Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, Rama ulet në tryezë mes liderëve botëror
19/02 16:11
Top News – Edi Rama takon Donald Trump në Uashington. Foto Familjare në mbledhjen e Bordit të Paqes
19/02 15:40
Top Channel/ Çajra, vajra e kremra të skaduara, zbulohet magazina me mbi 10 mijë mallra
19/02 15:25
Top News – Seanca paraprake për Benet Becin. Si po zvarritet dosja në ngarkim të kryebashkiakut
19/02 14:58
Top News – Tensione në seancën e ‘Plumbit të artë’. Avokatët përplasen me SPAK për provat e dosjes
19/02 14:38
DIGITALB DIGITALB