Varësia e madhe ekonomike ndaj Kinës ka nisur të kthehet në shqetësim për krerët e bllokut europian. Deklaratat e fundit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell lënë të kuptohet se në Bruksel tashmë po hiqen paralele mes kësaj varësie dhe asaj energjitike që Bashkimi Europian kishte krijuar me Rusinë.