Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia ekzekutoi liderin historik, Hasan Nasrallah. Ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën.